Loading…

Kërkohen të rinjët më “të jashtëzakonshëm“ në botë

  • 01/12/2020 | 01:56

Kërkohen të rinjët më “të jashtëzakonshëm“ në botë

Ish kreu i Google dhe Rhodes Trust nisen projektin Rise i cili kërkon të identifikojë 100 të rinjë, 16 vjeçaret më premtues të globit, transmeton Gazeta Metro.


Ish kreu i Google Eric Schmidt ka nisur një fondacion i cili është duke i kërkuar 100 të rinjët më premtues nëpër botë duke u përqendruar në 16-vjeçar pasi që sipas tij, kjo është mosha ideale për identifikimin e talentit të “klasit botëror”.

Miliarderi 65 vjeçar, i cili ka qenë njëri prej udhëheqësve të Google deri në vitin 2015 kur pranoi të bëhet drejtor ekzekutiv i Alphabet Inc, ka bashkuar forcat me shoqatën bamirëse për arsim nga Britania e Madhe, Rhodes Trust për të nisur skemën e quajtur Rise e cila, sipas tij, ka për qellim që ti përkrahë anëtarët e grupit të përzgjedhur “gjatë jetës” që ata të mund t’i përdorin talentet e tyre për të ndërtuar një botë më të mirë.

Gjatë intervistës dhënë revistes Time, Schmidt ka thënë se ekipi i ekspertëve me të ciliët ai ka punuar, pas testimeve dhe kërimeve të shumta kanë ardhur në përfundim se mosha ideale për të identifikuar personat e jashtëzakonshem është ajo 16-vjeare.

Schmidt e ka bërë të qartë se me “të jashtëzakonshem” ai nuk nënkupton vetëm që dikush të jetë shumë i mire në matematikë, për shembull po që projekti Rise kërkon të rinjë që janë “Kreativ, me shkathtësi verbale si dhe shkathtësi dhe talenete që janë korelative dhe që mund të kenë ndikim të madh”

Schmidth thotë se identifikimi dhe përkrahja e udhëheqësve të ardhëshem është e domsosdoshnme pasi që sipas tij për botën është e domosdoshme që gjenerata e re, sa më shpejtë, të merr udhëheqjen e çështjeve globale. “Sa më shpejtë që e vendosin gjeneratën e ardhshme në krye, duke marrë parasysh të gjitha gabimet që ne i kemi bërë, aq më mire do të jetë “ tha Schmidt dhe shtoi se “ata të rinjët janë në përgjithësi, më të mençur, më optimist dhe kanë shumë më shumë energji dhe ka shumë arsye që gjërat t’ua kalojmë atyre “

Rise është momentalisht duke përfunduar përzgjedhjen e klases së parë të 100 të rinjëve  më të shkëlqyer në botë e cila do të shpallet në Korrik të vitit 2021. //gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë