Prokuroria për Krime të Rënda kërkon tre vjet burg për gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo. Ai akuzohet për korrupsion pasiv. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulen dy vjet nga dënimi. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu mos t’i lejohet ushtrimi i detyrës për tre vjet. Çobo kërkoi favore seksuale nga një qytetare në këmbim të zgjidhjes së çështjes së saj, divorcit nga bashkëshorti.
Ende s’jam investuar në dobinë tuaj…Ndonëse statura juaj sociale post-martesore për një person që unë disponoj do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “triumfe…do të flasim!! Ok.
Mesazhi 2
Mesazhi 3
…Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që të njoh progres – kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!
Mesazhi 4
Mesazhi 5
Unë konstatova se –”sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar… do më falësh 100 herë, por “modestia “e tepruar është veti e njeriut ‘Naiv’ (budalla)… për atë performancë që ke, duhet të ndjehesh krenare! Ok?