Loading…

Kërkohet dënim me burgim të përjetshëm për Karadzic

  • 24/04/2018 | 19:06

Kërkohet dënim me burgim të përjetshëm për Karadzic

Prokurorët e Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje gjykatësve të Apelit, që ta dënojnë ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karadzic, për akuzën gjenocid dhe ta dënojnë atë me burgim të përjetshëm.


Prokurorja Katrina Gustafson, para një paneli prej pesë gjyqtarësh të Mekanizmit për Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në Hagë, ka thënë se Karadzic ka “abuzuar fuqinë e tij për të derdhur gjakun e viktimave të panumërta” gjatë luftës në Bosnjë, që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve të 90-ta.

“Drejtësia kërkon që ai të marrë dënimin më të lartë të mundshëm – burgim të përjetshëm”, ka thënë Gustafson.

Në mars të vitit 2016, Karadzic është shpallur fajtor për dhjetë akuza që lidhen me mizoritë e kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1992-95 dhe është dënuar me 40 vjet burgim.

Ai është dënuar për gjenocid, lidhur me rolin e tij në Masakrën e Srebrenicës, ku rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë. Kjo ngjarje konsiderohet si masakra më e rëndë në Evropë, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Lufta në Bosnje mori jetën e mbi 100 mijë personave dhe rreth 2.2 milionë të tjerë, u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në apelin e tyre, prokurorët po ashtu po kërkojnë që të anulohet vendimin për lirimin e Karadzicit nga akuza e dytë për gjenocid që lidhet me sulmet dhe qëllimin për të shkatërruar popullsinë myslimane dhe kroate në pjesë të tjera të Bosnjës dhe ai të shpallet fajtor për këtë akuzë, përcjell REL.

Karadzic, 72-vjeç, së bashku me ekipin e tij ligjor po ashtu kanë dërguar në Gjykatën e Apelit, dënimin e tij prej 40 vjetësh burgim. Karadzic ka kërkuar rigjykim apo lirim nga akuzat.

Vendimi për këtë çështje pritet të merret në fund të këtij vit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë