Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka kritikuar ministrin Arsim Bajrami, për gjendjen e arsimit në vend, duke thënë se Bajrami, do të duhej të jepte dorëheqje për dështimet e ministrisë që ai dhe partia e tij kanë udhëhequr dhe po e udhëheqin.
“Po të kishte pak ndërgjegjje dhe pak përgjegjësi Arsim Bajrami, do të duhej të jepte dorëheqje për dështimet e ministrisë që ai dhe partia e tij kanë udhëhequr dhe po e udhëheqin. Ja ku e kanë sjellur gjendjen e arsimit në vend e në çfarë niveli!”, ka thënë deputetja Valdete Bajrami.
E gjithë kjo vie pas vlerësimit Ndërkombëtar PISA 2015, për nxënësit e moshës 15 vjeçare. Po sot, OECD, që nxjerri rezultatet për të gjitha shtetet pjesëmarrës.
Sipas publikimit del se nxënësit e Kosovës janë më të dobëtit në Europë, ndërsa menjëhërë pak para tyre ndodhen nxënësit e Maqedonisë, sipas studimit të ri të Pisa-Studie.
Nga 72 shtete të vendosura në rangim vetëm Algjeria dhe Republika Domenikane janë më dobët se dy vendet ballkanike. Studimi është kryer te gjysmë milion nxënës të moshave 15 vjet nga 72 shtete të ndryshme në gara ndërkombëtare që janë mbajtur nga viti 2000.
Arsim Bajrami e pranon dështimin
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami pas rezultatit të publikuar nga PISA, ku Kosova renditet thuajse e fundit sa i përket cilësisë në Arsim, ka reaguar npërmjet një kumtese për medie. Sipas kësaj kumtese, MASHT e pranon dështimin në këtë sektorë. Ndërkaq, ka premtuar se deri në vitin 2021 do t’i arrijmë vendet e zhvilluara. “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot ka prezantuar Rezultatet e Vlerësimit Ndërkombëtar PISA 2015, për nxënësit e moshës 15 vjeçare./gazetametro.net