Loading…

Kërkohet heqja e barrierave ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë

  • 12/11/2016 | 13:58

Kërkohet heqja e barrierave ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë

Vizita dy ditore e Komisionit për Veprimtari Prodhuese, Tregti dhe Mjedis nga Kuvendi i Shqipërisë në Kosovë ka përfunduar sot. Komisioni bashkë me kryetarët, Muhamet Musafa nga Kosova dhe Eduard Shalsi nga Shqipëria, bënë një vlerësim të gjithanshëm bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve . Konstatimi i përbashkët ishte se bashkëpunimi ekonomik përkundër rritjes së vëllimit dhe formave ngecë dukshëm në krahasim me nevojat dhe mundësitë.

“Marrëveshjet e lidhur midis të dy vendve dhe qeverive po gjejnë zbatim të ngadalshëm edhe se ende një sere pengesash jotarifore dhe aktesh nënligjore  pengojnë këmbimin tregtar dhe transportin. Komisionet u pajtuan që të zhvillojnë një bashkëpunim lidhur me agjenden legjislative dhe përfarimin e saj, lidhur me identifikimin e projekteve të përbashkëta startegjike në infrastrukturë, bujqësi, turizëm , energji .

U ra dakord që shqetësimet e biznesve dhe asociacioneve të tyre lidhur me pengesat që të shumtën janë në nivel admnistartive dhe jopolitikë të merren seriozisht.

Secili Komision nga ana e vet do te merret me shqetësimet e palës tjetër duke ndërmarrë aksion të përbahskët që të punohet konkretisht me të gjithë akterët përgjegjës për të evituar barierat e bashkpunimit.

Komisioni nga Kuvendi i Shqiprisë u prit edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, nga Zëvendëskryemisnitri Ramiz Kelmendi dhe minsitrat Lutfi Zharku dhe Blerand Stavileci”, ka njoftuar Mustafa nëpërmjet Facebook’ut.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë