Loading…

Kërkohet ndihmë për shërimin e Gentrit Gashit

  • 30/05/2020 | 21:43

Kërkohet ndihmë për shërimin e Gentrit Gashit

Gentrit Gashi nga Sllovia e Lipjanit po kërkon ndihmën e qytetarëve. I njëjti vite më parë ishte operuar në Turqi për një problem që kishte në sy, dhe tash po i njëjti duhet të dërgohet për kontroll. Mirëpo familja e tij nuk ka mundësi për vazhdimin e trajtimit. Familja Gashi nga fshati Sllovi kërkon ndihmë për shërimin e djalit. Numri i telefonit: 044530975.


Bashkë po rregullojnë një pjesë që ngjan në ballkon para shtëpisë, pasi shkallët janë rrëzuar ditë më parë.

Para 9 vitesh Gentrit Gashi nga fshati Sllovi e Lipjanit e lëndoi njërin sy që i pamundësoi shikimin.

Babai i Gentritit, Ismet Gashi asnjëherë nuk ndaloi duke kërkuar shërim për djalin e tij.

Pas një ndërhyrje që Gentriti kreu në Turqi, gjendja e tij u përmirësua.

Por familja Gashi nuk ka mundësi të mbulojë shpenzimet e kontrollës së radhës në spitalin në Turqi, e që kushton mbi 3000 euro.

Ai thotë se presin ndihmë nga vullnetmirët që shërimi i Gentritit të bëhet krejtësisht.

 

Gjendja e të riut nga Lipjani, është përmirësuar dukshëm ndër vite për shkak të trajtimit jashtë vendit.

T7 kishte raportuar edhe më parë për këtë rast.

19 vjeçari ka ndërprerë shkollimin disa vite më parë për shkak të problemeve me shëndet.

Ai tashmë i ndihmon babait që ti kryejë punët në shtëpi.

Po ashtu, kjo familje po qëndron aktualisht në shtëpinë e vëllait të Ismetit që jeton jashtë vendit, pasi shtëpia e tyre nuk plotëson kushtet për banim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë