Loading…

Kërkohet ndryshimi i Ligjit për FSK’në

  • 25/01/2017 | 08:08

Kërkohet ndryshimi i Ligjit për FSK’në

Në pamundësi të shndërrimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës në një të ardhme të afërme, shkaku i bllokadës që i bën Lista Serbe në Kuvend, anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së të martën kanë kërkuar që të ndryshohet Ligji aktual për FSK-në dhe të rriten kapacitetet e kësaj force.


Kjo kërkesë u bë pasi në planin vjetor të këtij komisioni, që mori pëlqimin në parim të deputetëve anëtarë, ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me FSK-në dhe shndërrimin e saj në Forcë të Armatosur ishin rreshtuar në agjendë në fund të këtij viti.

Por, për këtë, anëtari i komisionit nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, dha vërejtje, pasi, sipas tij, kjo është shumë vonë. Ndërsa kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, ka propozuar që kësaj force t’i jepen më shumë përgjegjësi, t’i rritet buxheti dhe të avancohet me plotësim-ndryshimin e Ligjit për FSK-në pa pasur nevojë që t’i ndryshohet emri nga FSK në FAK.

Për këtë çështje u diskutua edhe me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, dhe me komandantin Rrahman Rama, por që takimi u zhvillua pa prani të mediave, shkaku i diskutimit të temave që janë me “interes”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë