Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë (Lobi) kërkojnë ndryshimin e logos së 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se logoja aktuale është diskriminuese dhe e papranueshme, transmeton Gazeta Metro.
RrGK dhe Lobi kërkojnë ndryshimin e Logos që shenon 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës pasi sipas tyre, nuk njeh kontributin e grave në shtet-ndërtim.
“Jemi të bindura që puna dhe përfaqësimi i identitetit tonë shtetëror është promovuar shumë herë në këto vite nga gratë kosovare, e madje arritjet e tyre janë brohoritur nga vetë zyrtarët shtetërorë. Këto merita duhet të konsiderohen si të barabarta për nga niveli i rëndësisë dhe ri-theksojmë se njohja e kontributit të grave në ndërtimin e imazhit shtetëror duhet të reflektohet edhe në logon e 11-vjetorit të pavarësisë”, thuh
RrGK dhe Lobi nuk pajtohen me deklaratën e dhënë nga përfaqësuesi i protokollit të shtetit, Orhan Hajrizi, sipas të cilit logoja është dizajnuar në mënyrë që të konsiderohet si dedikim drejt formimit të Ushtrisë së Kosovës.