Loading…

Kërkohet paraburgim ndaj ndaj ish-drejtorit të shëndetësisë në Novobërdë

  • 25/12/2021 | 14:08

Kërkohet paraburgim ndaj ndaj ish-drejtorit të shëndetësisë në Novobërdë

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit T.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe të pandehurit A.R., për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Sipas kërkesës, “ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë muajit Prill dhe Maj 2020, në komunën e Novobërdës, i pandehuri T.S., në pozitën e drejtorit të shëndetësisë  në komunën e Novobërdës, ka keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit material, me dashje ka përpiluar raporte me përmbajtje të pa saktë të pranimit të mallrave – barnave, kinse nga kompania “AËA sh.p.k”, me seli në Prishtinë,  të cilat raporte pastaj i ka dorëzuar në  Drejtorinë e financave  komunale në Novobërdë dhe pagesa iu është bërë kësaj kompanie, ndërsa Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Novobërdës nuk janë furnizuar me barna sipas raporteve të përpiluara nga i njëjti”, njofton prokuroria.

“Ndërsa, i pandehuri A.R., dyshohet se ka falsifikuar dokumente, ashtu që si pronar i kompanisë  së lartcekur, ka përpiluar fatura me përmbajtje të pa saktë, kinse për furnizim me barna në QKMF-të në komunën e Novobërdës”, thuhet tutje në njoftim.

Të pandehurit me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë