Loading…

Kërkohet përgjegjësi nga zyrtarë të PTK-së (Video)

  • 28/12/2016 | 19:36

Kërkohet përgjegjësi nga zyrtarë të PTK-së (Video)

Rreth 30 milionë euro nga Telekomi i Kosovës do të dalin në konton e kompanisë “Devolli”, që menaxhon ZMobile-n, pasi Telekomi është gjetur fajtor, duke mos i plotësuar katër pikat e marrëveshjes me këtë kompani.

Humbja e rastit të PTK-së në Gjykatën e Arbitrazhit është bërë shkas që qeveria të kërkojë përgjegjësi nga zyrtarët e këtij institucioni.

Në mbledhjen e qeverisë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar përgjegjësi e kryeshefit dhe gjithë bordit të Telekomit të Kosovës, të cilët emërohen nga Kuvendi i Kosovës.

Por, kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa i ka thënë KTV-së se ai merr përgjegjësi vetëm për ngjarjet pas datës 23 shkurt 2015.
Mustafa ka mohuar gjithashtu deklaratën e ministres se nuk ka paguar dividendë asnjëherë.

Qeveria ka marrë disa vendime që kryesisht lidhen me buxhetin, përfshirë atë për kursime të ndryshme. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se do të kursehen më shumë se 24 milionë euro nga fusha të ndryshme.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë