Loading…

Kërkohet që gjyqtarët kosovarë të bartin armë në brez (Video)

  • 28/03/2017 | 19:27

Kërkohet që gjyqtarët kosovarë të bartin armë në brez (Video)

Pasi përfundoi prezantimin e raportit të punës së Gjykatës Themelore të Mitrovicës për vitin 2016, kryetari i kësaj gjykate, Ali Kutllovci pati një kërkesë interesante për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.


Kutllovci tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet t’i pajisë me armë gjyqtarët që kanosen.

“E kemi çështjen tek gjyqtarët që gjatë punës së tyre kanë kërcënime të ndryshme dhe vjen deri tek vlerësimi nga Njësiti për Vlerësimin e Rrezikshmërisë që ata gjyqtarët duhet mu pajis me diçka dhe ai për punën e vet po duhet me u pajis me diçka dhe me u shpenzu”, tha Kutllovci.

Kutllovci kërkoi nga anëtarët e KGjK-së që ta hedhin në rend të ditës këtë çështje dhe kërkoi që t’u ndihmohet gjyqtarëve që janë rekomanduar të kenë armë, raporton Kallxo.com

Kryetari i Gjykatës së Mitrovicës tha se edhe vetë atij i është dashur që të pajiset me armë pasi që është rekomanduar nga Njësiti për Vlerësimin e Rrezikut.

“Mu ka bo pyetje se a e ke përmbushur obligimin që ta kemi dhënë dhe është dashur domosdo me i hy asaj pune. Unë nuk po duq ë kjo të konsiderohet personale por dua që të mos i ndodh dikujt tjetër dhe ju ta trajtoni këtë çështje”, tha Kutllovci.

Megjithëse çështja nuk u vendos në rend të ditës të kësaj mbledhje të KGjK-së, kryesuesi Nehat Idrizi tha se kjo do të trajtohet dhe do të diskutohet në këshill.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë