Loading…

Kërkohet zgjerimi i misionit të FSK-së

  • 17/01/2017 | 18:26

Kërkohet zgjerimi i misionit të FSK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një kumtese thekson se vlerësuar situatën e sigurisë në vend dhe e ka quajtur atë të tensionuar.


Sipas kumtesës, AAK shtë i shqetësuar pas deklaratave kërcënuese të zyrtarëve të lartë nga Serbia, si dhe veprimeve të tyre të fundit duke filluar me murin, ndalesës së Haradinaj në Francë, trenin – të gjitha këto me konotacion politik, vazhdimësi e ish-pushtetit të diktatorit Millosheviq.

“Veprimet e tilla janë provokime të hapura ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërsa rritja e numrit të ushtarëve serb në brezin kufitar me Republikën e Kosovë paraqet kërcënim direkt për mjedisin e sigurisë në Kosovës dhe rajon”, thotë kumtesa e cila në fund shton se nevoja që Kosova të bëhet me ushtri është tepër urgjente si dhe gjetja e një opsioni formal, do të nënkuptonte zgjerimin e misionit të FSK-së deri në krijimin e kushteve për transformim të plotë të saj në ushtri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë