Loading…

Kërkoi kohë shtesë për Presidentin, Çitaku: Albin, mjaft – lëre Kosovën të ecë përpara

  • 06/08/2026 | 12:40

Kërkoi kohë shtesë për Presidentin, Çitaku: Albin, mjaft – lëre Kosovën të ecë përpara

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, reagoi pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se po e shtyn procesin e krijimit të institucioneve me qëllim politik, transmeton Gazeta Metro.


Çitaku deklaroi se situata e krijuar nuk është pasojë e rrethanave të jashtme, por rezultat i një vendimi politik nga ana e Kurtit dhe subjektit që ai drejton.

Sipas saj, nuk ka pasur pengesë që të hidhej në votim propozimi për kryetar të Kuvendit dhe të përmbyllej procesi i konstituimit.

“Mosveprimi i sotëm nuk është vetëm papërgjegjësi politike. Është shpërfillje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues dhe e detyrimeve që burojnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, shkroi Çitaku.

Ajo theksoi se institucionet duhet të funksionalizohen dhe ka bërë thirrje që procesi të mos pengohet nga kalkulimet politike.

“Kosova nuk mund të mbahet peng për llogari të kalkulimeve politike të një njeriu apo një partie. Albin, mjaft. Konstituoje Kuvendin menjëherë dhe lëre Kosovën të ecë përpara”, deklaroi ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë