Loading…

Kërkon legalizimin, politikani francez me cigare hashashi në parlament

  • 06/05/2021 | 20:00

Kërkon legalizimin, politikani francez me cigare hashashi në parlament

Çështja e legalizimit të përdorimit të marijuanës nxiti debat të ashpër në parlamentin e Francës. Anëtari i Asamblesë Kombëtare, Francois-Michel Lambert, që mbështet dekriminalizimin, tha se ndryshimi i ligjit do të reduktonte konsumin, trafikimin dhe rreziqet. Ai tha se ky debat është thelbësor, kryesisht për shëndetin e të rinjve dhe përdori një mënyrë mjaft origjinale për të mbrojtur kauzën e tij, duke nxjerrë një cigare hashashi në sallë.


Francois-Michel Lambert, deputet: “Vetëm fakti që po e tregoj këtë objekt këtu, mund të më fusë në telashe. Duke treguar legalizimin e kanabisit, me aktin e thjeshtë të shfaqjes së kësaj cigareje, mund të futem në telashe”.

Richard Ferrand, Kryetari i Asamblesë Kombëtare: “Z.Lambert, është e ndaluar të mbash atë lloj objekti këtu”.

Ndëshkimi nuk pritet të jetë i rëndë, vetëm financiar.

Ferrand: “Z. Lambert, ju rikujtoj rregullat dhe do ju rekomandoj për ndëshkim”.

Qeveria franceze është kundër legalizimit të pëdorimit të marijuanës.

Gerald Darmanin, Ministër i Brendshëm: “Z. Lambert, dallimi mes meje dhe teje është se unë nuk mund të tregoj plotësisht depresionin e drogës që ka goditur familjet në Francë. Të gjithë prindërit që luftojnë çdo ditë duke u shpjeguar fëmijëve që është e dëmshme ajo që rrjedh në venat e tyre dhe ajo që tymosin.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë