Deputeti nga radhët e LDK’së, Arben Gashi ka kërkuar që të gjithë ministrat e komunitetit serb që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të shkarkohen.
“TË gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës nga radhët e komunitetit Serb, të cilët kanë deklaruar që e njohin për kryeministër, kryeministrin e Serbisë, duhet të shkarkohen”, ka thënë Gashi.
Më tej Gashi ka theksuar se deputetët e kuvendit që nuk e njohin shtetin e Kosovës, duhet ta humbin mandatin.
“Kjo sjellje përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës, dhe për pasojë, ky grup individësh nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Gashi ”, ka shkruar Gashi në Facebook./gazetametro.net