Në vazhdën e incidenteve, edhe një tjetër është shënuar pas largimit të aktivisteve feministe nga eventi ku ishte i pranishëm kryeministri Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.
Një pjesëtar i sigurimit të kryeministrit ka tërhequr për krahu një protestues, i cili iu afrua veturës së Kurtit pasi ky i fundit ishte futur brenda saj.
Protestuesi po kërkonte përgjigje nga kryeministri për përgjegjësinë politike dhe institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Aktivistet po kërkojnë drejtësi për Zekajn dhe llogaridhënie nga institucionet edhe 10 ditë pas vrasjes./gazetametro.net