Loading…
Kërkonte snajper për ta vrarë Dodikun, arrestohet
  • 08/06/2019 | 23:46

Kërkonte snajper për ta vrarë Dodikun, arrestohet

Z.H. nga Lukavaci dyshohet se përmes rrjetit social Facebook, ka nxitur të tjerët për ta vrarë presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik.


Sipas mediave serbe, Z.H. kërkoi një snajper që ta vriste politikanin e serbëve të Bosnjes.

Mirana Milanovic, zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Republikës Srpska, tha se Drejtoria për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit paraqiti një raport në prokurori kundër Z.H., nën dyshimin e krimit “nxitje e aktiviteteve terroriste”.

Personi i arrestuar, më 23 janar të këtij viti në llogarinë e tij në Facebook, shkroi për idenë e vrasjes së Milorad Dodikut dhe zyrtarëve të tjerë të Republika Srpska.

Sipas mediave, ai në llogarinë e tij kishte filluar një nismë për të angazhuar snajperistë për vrasjen e Dodikut.

Nga hetimet e policisë, kishin ardhur në përfundim se llogaria e tij nuk është një profil i rremë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia gjeti një pistoletë, një granatë dore, telefona celularë dhe material tjera propagandistike, njofton B92.

Ndërsa, personi sipas policisë konfirmohet të jetë boshnjak, por nuk është anëtar i ndonjë lëvizjeje ektremiste.

Ndërkaq, policia ia ka mbyllur llogarinë në Facebook.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë