Loading…

Kërpudha të mbushura

  • 13/11/2021 | 08:15

Kërpudha të mbushura

Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t’u përgatitur. Mund ta konsumoni si në drekë dhe në darkë, pasi është një ushqim shumë i lehtë.


Përbërësit:

▪ 6 kërpudha (të mëdha)
▪ 3 feta proshutë (e prerë në copa të vogla)
▪ gjysmë kokërr qepë (e grirë)
▪ 1 filxhan djathë Mocarela
▪ 1 thelbi hudhër
▪ 2 lugë gjelle vaj ulliri (i rafinuar)
▪ kripë
▪ piper
▪ pak majdanoz (i grirë)
▪ pak bukë (e thekur, e grirë)

Përgatitja:

Ndajini kërpudhat nga bishti i tyre.

Grijini hollë bishtat dhe kavardisini në një tigan së bashku me qepën, shtojuni kripë e piper, bukën e grirë, majdanozin, hudhrën, proshutën dhe mocarelën.

Pasi të jenë kavardisur mirë të gjitha, hidhuani sipër kërpudhave

Vendosini më pas në një tavë të cekët dhe piqini për 10 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë