Loading…

Këshilli Gjyqësor mban konferencën e gjashtë vjetore

  • 03/12/2016 | 08:27

Këshilli Gjyqësor mban konferencën e gjashtë vjetore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e gjashtë Vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar  temën: ‘’Gjendja aktuale në  Gjyqësorin e  Kosovës’’

Hapjen e konferencës do ta bëjë Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Prezantime të shkurtra do të jenë nga: Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, Dhurata Hoxha, Ministre në Ministrinë e Drejtësisë, Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Prokurorisë së Shtetit të Kosovës, Nataliya Apostolova, Përfaqësues  Special i Zyrës së BE’së në Kosovë dhe Jan Braathu, Ambasador i Misionit të OSBE’së në Kosovë./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë