Loading…

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon gjuhën konflikt nxitëse të Vucic

  • 04/12/2022 | 14:03

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon gjuhën konflikt nxitëse të Vucic

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar ndaj gjuhës nënçmuese nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të sapoemëruar për Komunitete dhe të Kthyer, Nenad Rashiq, dhe bashkëpunëtoreve të tij të komunitetit serb që nuk pajtohen me politikën e Serbisë.


Këshilli thotë se po i ndjek me shqetësim të madh këto deklarata të fundit për nxitjen e konfliktit dhe përdorimin e gjuhës përçuese.

Këshilli poashtu tha se deklarata të tilla, kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe nxitjes së luftës së regjimit të Millosheviqit kundër shqiptarëve, dëmtojnë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht paqen e dhe sigurinë në rajon.

“KASH mbështet veprimet e Qeverisë së Kosovës për stabilizimin e situatës dhe përkushtimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me ndihmë të Bashkimit Evropian dhe përkrahje të SHBA-ve. KASH i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar perëndimor që të shtojë përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mos tolerojë veprimet destabilizuese të Vuçiqit, i cili tanimë e bëri të qartë se nuk ka hequr dorë nga orientimi pro-rus, me emërimin në krye të shërbimit për inteligjencë të Serbisë (BIA) të shovinistit dhe anti-shqiptarit famëkeq Aleksandër Vulin”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë