Këshilli i Bashkimit Evropian do të diskutojnë gjatë ditës së sotme në lidhje me situatën në fushën e zgjerimit dhe politikës së pranimit, në takim që do të mbahet nga Këshilli i çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.
Siç njofton Këshilli i BE’së, në këtë takim do të shqyrtohet për herë të parë propozimin francez për reformimin e politikës së zgjerimit edhe pse nuk priten përfundime konkrete.
‘Ne nuk e dimë se sa konkretë mund të jemi, por sigurisht që duam t’i dërgojmë një mesazh pozitiv rajonit’, tha Këshilli i BE’së.
Sipas tyre ky duhet të jetë hapi i parë sa i përket politikës së zgjerimit dhe besimit mes shteteve anëtare të BE’së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
“Ky duhet të jetë vetëm ‘hapi i parë’ për rinovimin e politikës së zgjerimit, si dhe besimin midis shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor,” thanë burimet e Këshillit të BE-së.
Në këtë diskutim midis ministrave të çështjeve të Përgjithshme të BE’së dhe atyre evropiane (GAC), ku do të theksohet situata në fushën e politikës së zgjerimit dhe procesi i pranimit, pritet që sekretarja e shtetit të Francës për çështje Evropiane, Amelie de Montchalin të paraqesë propozime nga Parisi për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit.
Gjatë javës së kaluar, Franca ka paraqitur një ‘propozim diskutimi’ për vendet anëtare, i cili ka për bazë katër parime që Parisi i sheh si të duhura për një metodologji të re të zgjerimit të BE’së.
Ndërsa, në Bruksel thonë se ky propozim francez dhe forma përfundimtare e një reforme të mundshme metodologjie për zgjerim, duhet të varet nga konsensusi i të gjitha vendeve anëtare.
Tashmë pritet që çdo gjë të caktohet deri në pranverën e vitit të ardhshëm, në mënyrë që të fillojnë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, relativisht të rivendoset besimi dhe partneriteti i ndërsjellë në samitin e BE’së për Ballkanin Perëndimor që është planifikuar të mbahet në maj të vitit 2020’tës në Zagreb të Kroacisë. /gazetametro.net