Loading…

Këshilltari i Haradinajt ja huq keq: Kërkon trafikimin e drogës përmes avionëve

  • 05/11/2019 | 11:03

Këshilltari i Haradinajt ja huq keq: Kërkon trafikimin e drogës përmes avionëve

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, Avdullah Hasani, ka thënë se do ta shqyrtojë mundësinë e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore, transmeton Gazeta Metro.


Hasani i cili poashtu është shef i Task-Forcës kundër drogës në shkolla, në postimin e tij të fundit në Facebook është ngatërruar teksa tregoi temën e ndjeshme për të cilën është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berishës.

Kështu shkruan ai, kur njofton se do të ketë bashkëpunim mes tij dhe Berishës sa i përket parandalimit të aktiviteteve të jashtëligjshme.

“Kënaqësi të takojë Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, Eset Berisha ku biseduam për mundësinë e trafikimi të narkotikëve përmes hapësirës ajror të Republikës së Kosovës. Gjithashtu biseduam edhe për sigurinë në Aviacion Civil përmes mjeteve ajrore me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të jashtëligjshme, me theks të veçantë të narkotikëve”, ka shkruar Hasani.

Në këtë shkrim, shihet gabimi logjik i Hasanit ku thotë se do të shqyrtojë mundësinë e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore.

Me Haradinajn në krye të qeverisjes së vendit, Avdullah Hasani ishte emëruar në postin për të cilën ka marrë pagë të barazvlefshme me atë të një ministri, prej 1 mijë e 270 euro. /gazetametro.net  

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë