Loading…

Këshilltari i Kryeministrit e quan ‘lopë’ Agim Bahtirin

  • 21/02/2019 | 22:02

Këshilltari i Kryeministrit e quan ‘lopë’ Agim Bahtirin

Erolld Belegu, këshilltar i Kryeministrit, Ramush Haradinaj, e ka ofenduar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke e quajtur “lopë që ec”, transmeton Gazeta Metro.


Në rrjetin social, Instagram, Belegu ka postuar një foto ku shihen kryetari Bahtiri dhe mbi foto ai e ka shkruar “Walking lopa”, që nënkupton “lopë që ec”.

Bahtiri ka thënë sot se do ta lë politikën për t’iu kthyer familjes së tij në Holandë.

Ai ka thënë se i ka mbetur vetëm ta bashkojë Mitrovicën e në fund të mandatit, të kthehet atje ku ka pjesën më të madhe në familjes.

Nga atje, siç ka thënë ai, do të kthehet vetëm nëse populli kërkon që ai të jetë kryeministër apo president.

Ai me bindje ka folur se Mitrovica do të bashkohet këtë vit dhe ai do të jetë kryetar i Mitrovicës. Në fakt, Bahtiri ka thënë se ai edhe tash është kryetar i veriut të Mitrovicës që deri para dorëheqjes është udhëhequr nga Goran Rakiq.

“Sigurisht se jam kryetar i pjesës më të madhe të veriut edhe në pjesën ku e ka udhëheq Rakiqi, një pjesë bukur të madhe”, ka thënë Bahtiri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë