“Pikë më jetë me ditë a kqyr Albini porno a jo”, ishte kureshtja e këshilltarit për media në Ministrinë e Ejup Maqedoncit, Ardi Xhafolli, i cili vite më parë nuk i kishte fort punët mirë me Vetëvendosjen, shkruan Gazeta Metro.

Madje, gjuha e tij doli të jetë aq e degjeneruar, saqë nëpër komente, fare pa “bip”, përdorte fjalë banale që edhe sot figurojnë.
Nuk i dihet nëse fliste për veten apo për dikë tjetër, por këshilltari i mediave e kishte gjetur tashmë “zgjidhjen” ndaj pretendimit të tij “nëse bëhet luftë edhe një herë në Kosovë”: “Nëse bëhet luftë, unë e kom ni shoqe t’Serbisë, shkoj rri në Beograd”.

Një punë mjaft e çuditshme, Xhafolli konfirmonte se po e kryente para se të rehatohej në Ministrinë e Mbrojtjes. “Lëshojmë pedera në rentë”, thoshte vetë ai në një nga komentet e tij në Twitter.

Tash i njëjti është kthyer në përqafimin e partisë së Albin Kurtit, të cilin e gozhdonte vazhdimisht. Ministria e Mbrojtjes, që është institucion i rëndësishëm, pranon persona pa hulumtuar nga e kaluara e tyre rreth sjelljes apo integritetit të tyre në shoqëri./gazetametro.net