Loading…

Këshilltari i Mustafës i përgjigjet Rexhep Hotit lidhur me akuzat se LDK është titiste

  • 13/07/2017 | 15:03

Këshilltari i Mustafës i përgjigjet Rexhep Hotit lidhur me akuzat se LDK është titiste

Faton Abdullahu, anëtar i LDK-së dhe këshilltari i kryeministrit në largim, Isa Mustafa ka thënë se LDK është partia e parë antikomuniste në hapësirat shqiptare në Ballkan.


Kjo deklaratë e tij vije pas deklarimit të nënkryetarit të PDK-së, Rexhep Hoti i cili ka thënë se LDK nuk mund të thirret si parti e djathë ku në krye të saj është një komunistë, duke aluduar në kryetarin Isa Mustafa.

Abdullahu u shpreh se LDK u formua për pronën private, për tregun e lirë, për sistemin shumëpartiak, për lirit fetare.

Ky është publkimi i tij i plotë i Abdullahut në rrjetin social Facebook:

Mbi një vlerësim të gabuar të z. Rexhep Hoti

LDK është parti e djathtë e do të jetë edhe më

Askush më shumë se nënkryetari i LDK-së z.Haziri, (e nëse e keni dëgjuar këtë e ka bërë vazhdimisht edhe kandidati per Kryeministër z.Avdullah Hoti) askush as më shumë se cilido anëtarë i kësaj partie, bile edhe simpatizant, nuk e ka të drejtën legjitime të thirret në vlerat djathtiste, bile sot më shumë se kurrë. LDK është partia e parë antikomuniste në hapsirën shqiptare në Ballkan, pas rrëzimit të Murit të Berlinit.

Për pronën private, për tregun e lirë, për sistemin shumëpartiak, për lirit fetare, për këto ishte dheh u formua LDK, kur të tjerët mbanin librat, idet dhe fotot e Enver Hoxhës në hapsirat ku s’kishte derë të hapur për vlerat perëndimore. Në përmbyllje të shekullit të kaluar LDK është parti e parë që vullnetin politik të shqiptarëve e ridefinon për ta bërë të pranushme për ndryshimet demokratike antikomuniste ndryshime të cilat po e çlironin krejt Evropën Lindore.

Fal intelektualëve që themeluan LDK-n si parti të djathtë antikomuniste Kosova gjeti miq të duhur dhe përfitime jetike, përndryshe ne do të kërkonim ndihmë dhe lidhje nga mbetjet e Enver Hoxhës, nga Federata Ruse apo Lëvizja Popullore Kurde. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë