Loading…

Këshilltari i presidentit Thaçi tregon arsyen e vizitës së njerëzve të Trump’it në Kosovë

  • 26/02/2019 | 22:03

Këshilltari i presidentit Thaçi tregon arsyen e vizitës së njerëzve të Trump’it në Kosovë

Ardian Arifaj, këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se arsyeja e vizitës së mërkures, të njerëzve të presidentit Trump, është pikërisht dialogu Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Metro.


Arifaj ka thënë në emisionin nëT7, se John Erath dhe Ëilliam Berkley – nga departamenti për Çështje të Evropës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – pritet të qëndrojnë në Prishtinë për diskutime me krerët e shtetit për dialogun Kosovë-Serbi.

“Fokusi i vizitës është dialogu”, ka deklaruar Arifaj.

“Vazhdimi i dialogut është qëllimi i vizitës”, është shprehur ai.

Me krerët e shtetit, sipas Arifit, zyrtarët amerikanë do të bisedojnë për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Erath dhe Berkley kanë qëndruar dy ditë në Beograd. Delegacioni amerikan është takuar të hënën me kryediplomatin serb, Ivica Daciq.

Mediat në Serbi raportojnë se me këtë delegacion është diskutuar domosdoshmëria për të vazhduar dialogun mes Kosovës e Serbisë, pas heqjes së taksës ndaj produkteve serbe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë