Loading…

Këshilltari i Scholz habiti me kërkesën që të mendohet për marrëdhëniet e ardhme me Rusinë

  • 22/06/2022 | 18:11

Këshilltari i Scholz habiti me kërkesën që të mendohet për marrëdhëniet e ardhme me Rusinë

Këshilltari i për politikë të jashtme Jens Plotner, i Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz, i kërkoi Evropës që të mos harrojnë marrëdhënien afatgjatë me Moskën dhe të veprojnë me kujdes drejt Kinës, transmeton Gazeta Metro.


Këshilltari kryesor për politikë të jashtme Plotner ka thënë të hënën në mbrëmje se kur sugjeroi see Evropa duhet të përqendrohet më shumë në ruajtjen e marrëdhënies afatgjatë me Rusinë sesa në dërgesat specifike të tankeve nga Gjermania në Ukrainë ka raportuar Politico.

Në një paraqitje të rrallë në publik, Jens Plotner – një arkitekt i politikës së Berlinit për Rusinë për një kohë të gjatë – arsyetoi se debati rreth mbështetjes ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën, që shpesh kritikohet si e ngadaltë dhe ngurruese, janë të nxitura “ethe që ia huqin çështjeve më të rëndësishme në shumicën e rasteve”.

Ai theksoi se saga e gjatë nëse Gjermania duhet të furnizojë ushtrinë Ukrainës me automjete të blinduara Marder – që Scholz deri tani ka refuzuar të bëjë.

“Mund të mbushen shumë faqe gazetash me 20 Mardr, por edhe artikuj më të gjatë se cila do të jetë marrëdhënia jonë me Rusinë në të ardhmen janë disi më të rralla” ka thënë Plotner, kur foli në Këshillin Gjerman të Marrëdhënieve me Jashtë.

“Dhe ajo çështje që së paku është po aq nxitëse dhe relevante” tha dhe shtoi “që do të duhej të diskutohej dhe do të duhej të kishte një dialog publik”.

Plotner i shtoi këtyre komenteve edhe një qasje më të butë drejt Kinës dhe argumentoi se Ukrainës nuk duhej t’i lejoheshin lëshime në kërkesën e saj të anëtarësisë në BE vetëm për shkak se është nën sulmin e rusëve.

Këto qëndrime të tij që zbuluan mendimet në kancelarinë gjermane, shpejt e kapën vëmendjen e komentuesve në Twitter më parë e më pastaj u edhe qortuan të martën nga disa politikanë të njohur.

“Këto komente zbulojnë mendimet e dekadave të fundit që na solli në këtë situatë të tmerrshme ” ka shkruar Marie-Agnes Strack-Zimmermann, shkroi se  që kryeson komitetin e për mbrojtje në Bundestag si anëtare e Partisë së Lirë Demokratike (FDP), që është pjesë e koalicionit qeverisës me Socialdemokratët e Scholz dhe të Gjelbërit.

“Sigurisht kjo nuk është koha që Rusia të kujtohet me simpati, por të ndihmohet Ukraina” ka shtuar ajo.

Këto komente të Plotner me siguri do të përforcojnë argumentet se kancelari dhe SPD e tij po zvarritin për shkak të lidhjeve të tyre me Rusinë dhe frikën e dëmtimit të marrëdhënieve me Moskën në të ardhmen, si dhe shqetësimin e tyre publik të shkaktimit të Luftës së Tretë Botërore.

Plotner nuk është anëtar i SPD por karriera e tij është e lidhur ngushtë me politikanë udhëheqës të socialdemokratëve. Nga 2014’t deri më 2017’n ai ka shërbyer si këshilltar i ish ministrit të punëve të jashtme FRank-Walter Steinmeier, tani presidenti i Gjermanisë. Asokohe, Plotner ishte i përfshirë në përpilimin e marrëveshjes së paqes të Minsk, që kishte synim t’i jepte fund luftimeve në Ukrainën lindore, por kurrë nuk u zbatua.

Më vonë, Plotner ishte ngritur në detyrë të drejtorit politik nën ministrin e punëve të jashtme nga SPD, Heiko Maas, para se merrte postin kryesor tek Scholz.

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, e kishte emëruar në Plotner “si njërin prej kontakteve të Rusisë në rrjetin e merimangës” që Steinmeier e kishte thurur me dekada.

Plotner i pati edhe komente të ndara që në dukje ishin të drejtuara nga qeverisë së SHBA’së në vazhdimësi më i ashpër ndaj Kinës. Sipas Plotner “do të ishte gabim të futen tani Kina dhe Rusia së bashku”. Ai tërhoqi vërejtjen se përpjekjet për t’u shkëputur nga Kina ekonomikisht do të rezultonin në përmbushjen ‘profecisë’ të afrimit më madh të Pekinit dhe Moskës.

“Unë besoj se synimi ynë do të duhej të ishte të zbutej rivaliteti me Kinën aq sa është e mundur” ka thënë Plotner duke theksuar nevojën për t’u angazhuar me Kinën në çështje si ndryshimet klimatike.

Kur u pyet rreth aspiratave të Ukrainës për t’u bërë anëtarë të BE’së, Plotner shënoi se ka “rregulla dhe procedura” që udhëheqin procesin. Ai theksoi se nuk duhet të ketë “lëshime në përmbushjet e kritereve të anëtarësimit” siç janë reformat demokratike dhe institucionale.

“Vetëm pse jeni nën sulme nuk do të thotë se automatikisht është përmirësuar sundimi i ligjit” tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë