Këshilltari për Siguri i Presidentit Hashim Thaçi, Bislim Zyrapi, Këshilltari për Siguri i Presidentit ka thënë se ata e kanë mbështetjen për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Zyrapi ka vlerësuar se kjo nismë nuk është e sotme, është edhe e mëheshmë, duke shtuar se “Presidenti ka punuar me diplomacinë dhe politikën e brendshme, ka mbështetjen për transformimin e FSK-së në Ushtri”.
“Formimi i Ushtrisë është në interes të të gjithë qytetarëve dhe partive politike, gjatë bisedave që ka pasur presidenti me akterët e ndryshëm politikë ka gjetur mbështetje”, raporton Klan Kosova.
Këto deklarime erdhën pas raportimeve se Ministri i FSK’së, Haki Demolli, i cili është nga LDK’ja, ua ka dërguar një letër Thaçit, Mustafës dhe Veselit, ku ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka shfaqur shqetësime për transformimin e FSK’së.
Për këtë të fundit, pak çaste më parë ka reaguar edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa, i cili doli në mbrojtje të Ministrit nga partia e tij.
“Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë partiake. Ministri i FSK-së, z Haki Demolli ka qenë dhe është për transformimin e FSK-së në ushtri. Letra që ai e ka dërguar në adresë të Presidentit, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit, shpreh përgjegjësinë e tij si ministër për të njoftuar institucionet e larta shtetërore për qëndrimet dhe opinionet e partnerëve tanë strategjik lidhur me dhënien e rolit të ushtrisë FSK-së”, ka thënë i pari i LDK’së ndër tjerash, përcjell gazetametro.net