Loading…

Këshilltari i Thaçit: Kurti nuk e pranoi rrëzimin e as Kushtetuesen, tani po thërret në aspiratat diktatoriale të tij

  • 29/05/2020 | 12:44

Këshilltari i Thaçit: Kurti nuk e pranoi rrëzimin e as Kushtetuesen, tani po thërret në aspiratat diktatoriale të tij

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka deklaruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti u shkarkua nga 83 deputetë që e përfaqësojnë mbi 80 të popullit, mirëpo ai nuk e pranoi kurrë, shkruan Gazeta Metro.


Behrami tha se dje Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj unanim i dha të drejtë veprimeve të presidentit Thaçi për zhbllokimin e situatës, por ai thotë se as këtë nuk e pranoi Kurti.

Ai po thotë se Kurti nuk pranon parimin e shumicës në demokraci dhe po bënë thirrje t’i nënshtrohen dominimit të aspiratave diktatoriale të tij.

Postimi i plotë nga Behrami:

Mbi 83 deputetë të Kuvendit të Kosovës, që përfaqësojnë mbi 80% të popullit, e shkarkuan Albin Kurtin. Por, ai nuk e pranoi asnjëherë.

Në mënyrë unanime, Gjykata Kushtetuese në mbrojtje të demokracisë parlamentare i dha dje të drejtë të gjitha veprimeve të Presidentit për zhbllokimin e situatës. Kurti as këtë vendim nuk po e pranon!

Ai nuk e pranon parimin e shumicës në demokraci. Thirrja në popull është thirrje në pakicën, e cila i nënshtrohet dominimit të aspiratave diktatoriale të Albin Kurtit.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë