Loading…

Këshilltari i Thaçit: Terrasa e Qeverisë ku pozove do të mbetet kujtim, juristët urgjentisht ndërroj

  • 29/05/2020 | 12:33

Këshilltari i Thaçit: Terrasa e Qeverisë ku pozove do të mbetet kujtim, juristët urgjentisht ndërroj

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku hapi rrugë formimit të Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Metro.


Behramaj ka thënë se Kurtit i ka ardhur dita ta lirojë karrigen e kryeministrit pasi sovrani nuk qenka vetëm 26%, por 2/3 e zgjedhur e popullit.

Ai ka thënë se terrasa e Qeverisë prej ku pozoi Kurti para protestuesve do t’i mbetet kujtim i mire, por sipas tij ai urgjentisht duhet t’i ndërron juristë.

Postimi i plotë nga Behramaj:

Kurtit i erdhi dita ta lirojë edhe karrigen e kryeministrit. Sovrani nuk qenka 26 për qind, por 2/3 e të zgjedhurve të popullit.

Terrasa e Qeverisë prej ku sot pozonte sigurisht se atij do t’i mbetet kujtimi më i mirë. Ndërsa, pavarësisht se ku tash përfundon, juristët urgjentisht duhet t’i ndërrojë!//gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 02/07/2020 | 08:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë