Loading…
Këshilltari i Veselit: VV dikuar e quante Mustafën tradhtar e ministër të Rrahman Morinës, sot po e quan profesor e shpëtimtar
  • 14/08/2019 | 11:10

Këshilltari i Veselit: VV dikuar e quante Mustafën tradhtar e ministër të Rrahman Morinës, sot po e quan profesor e shpëtimtar

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si dyfytyrëshe, pasi dikur e quanin tradhtar e ministër të Rrahman Morinës kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën, ndërsa tani po e quajnë shpëtimtar, shkruan Gazeta Metro.

Latifi ka thënë se VV sulmonte edhe anëtarët e shtëpisë së Isa Mustafës dikur, por tani ka ndryshuar qëndrimin për të duke e quajtur profesor e shpëtimtar.

Sipas tij kjo quhet overdozë e imoralitetit politik.

Postimi i plotë:

Kur shkruan për anarkinë shqiptare, Noli përmend dyfytyrësinë, e cila brenda një dite, si me magji, tradhtarin e bën patriot dhe patriotin tradhtar. 100 vjet më pas, këto fjalë e përshkruajnë saktë aktualitetin tonë. Dje, kur u pengonte Isa Mustafa, e quanin tradhtar, ministër të Rrahman Morinës, madje edhe i bënin atentat e sulme në familje, ndërkaq sot, kur u duhet për llogari të pushtetit të tyre, kanë filluar ta promovojnë si profesor të nderuar e shpëtimtar të Kosovës.
Overdozë e imoralitetit politik!./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë