Loading…

Këshilltari për siguri kombëtare i Presidentit Trump shërohet nga koronavirusi

  • 04/08/2020 | 23:38

Këshilltari për siguri kombëtare i Presidentit Trump shërohet nga koronavirusi

Robert O’Brian, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shëruar nga koronavirusi i ri. Shtëpia e Bardhë njoftoi se O’Brian është kthyer në punë.


Ai ka rifilluar takimet e tij me presidentin, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot.

“Ai ka dalë negativ në dy testet për virusin, dhe ka qenë pa simptoma për më shumë se një javë”, tha Ullyot.

O’Brien është zyrtari i rangut më të lartë amerikan që është infektuar me koronavirus. Pas testimit pozitiv, në fund të muajit të kaluar, O’Brien u vet izolua dhe punoi nga një vend i sigurt, larg Shtëpisë së Bardhë.

Administrata amerikane tha se nuk kishte asnjë rrezik të ekspozimit ndaj presidentit ose nënpresidentit, Mike Pence.

Personeli i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe kushdo që bie në kontakt të ngushtë me presidentin dhe nënpresidentin, testohen çdo ditë për koronavirus.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë