Loading…

Këshilltarit të Mustafës nuk i pengon që Jablanovic vjen në krye të Listës Serbe

  • 05/04/2017 | 19:44

Këshilltarit të Mustafës nuk i pengon që Jablanovic vjen në krye të Listës Serbe

Qeveria e Kosovës nuk po e sheh si problem zgjedhjen e Aleksander Jabllanoviq në krye të Listës Serbe.


Madje rikthimin e Jabllanoviq si kryetar të këtij subjekti e arsyetojnë me atë se Lista Serbe ka të drejtë të zgjedhe këdo në këto pozita, përveç në raste ku emërime të tilla kanë të bëjnë me emërime dhe shkarkime nëpër ministri.

Kështu ka bërë të ditur për Express, Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj.

Ai nuk ka pranuar të  flas rreth raportimeve se Mustafa po e përkrah kthimin e Jabllanoviqit në politikë.

“Kryeministri ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Listën Serbe. Është Lista Serbe dhe elektorati i tyre që i zgjedhin përfaqësuesit e vetë, përpos kur kemi të bëjmë me emërime dhe shkarkime të ministrave dhe pozitave tjera ekzekutive”, tha Gecaj, të mërkurën për Express.

Gecaj po ashtu sqaron se Lista Serbe është ajo që duhet t’i zgjedh problemet e tyre të brendshme.

Ndërkaq, sot gjatë ditës edhe KQZ konfirmoi për Express se ka pranuar dokumentin nga Jabllavoniq sipas të cilit i njëjti është rikthyer në krye të Listës Serbe.

Kujtojmë se Jabllanoviq ishte shkarkuar nga posti i ministrit  nga kryeministri Mustafa kur ai ofendoi rëndë nënat gjakovare gjatë protestave.

“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi”, ishte deklarata e Aleksander Jabllanoviq që çoi në shkarkimin e tij e më pas edhe largimin e tij nga Lista Serbe, pozitën e të cilit më pas e mori Slavko Simiq.

Ndërkohë, përfaqësuesit serbë kanë thënë se nuk janë në dijeni për rikthimin e Jabllanoviq në krye të Listës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë