Loading…

Kështu do të duket parku te muri i Mitrovicës (Foto)

  • 10/12/2016 | 17:13

Kështu do të duket parku te muri i Mitrovicës (Foto)

Heqja e barrikadave te ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë u arrit përmes një kompromisi mes Prishtinës dhe Beogradit në negociatat e Brukselit, që aty të ndërtohet një park në të dy pjesët e qytetit.


Por, siç duket serbët janë përkujdesur që edhe projekti i parkut në vetëvete të jetë një barrikadë, shkruan gazetametro.net.

Projekti i murit te Mitrovices

Ata kanë vendosur një muri në projekt, fare pranë urës, i cili do të pengojë lëvizjen e automjeteve nga jugu në veri përmes urës.

Aty do të mund të lëvizin vetëm këmbësorët, e siç tha edhe zyra e Përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE’së, Frederica Mogherini, muri do të ketë shkallë, për t’ua mundësuar lëvizjen qytetarëve. Institucionet e Kosovës kanë thënë se muri nuk ishte në projekt dhe ai do të rrënohet.

aaa

Por, ndryshe po thonë palët tjera, që gjithashtu ishin pjesë e negociatave për marrëveshjen, serbët dhe BE’ja.

Për momentin është bërë ndërprerja e punimeve, dhe ato nuk pritet të fillojnë deri në sqarimin e mosmarrëveshjeve, edhe pse projekti është paraparë të përfundojë më 20 janar të vitit të ardhshëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë