Loading…

Kështu dukej shtëpia ku Meghan jetonte para se të martohej me Princ Harryn

  • 14/01/2020 | 11:12

Kështu dukej shtëpia ku Meghan jetonte para se të martohej me Princ Harryn

Vendimi i Meghan Markle dhe Princit Harry për t’u rikthyer në një jetë “normale”, ka bërë që mediat britanike të hedhin një kujtesë se si dukej jeta e ish-aktores para se të bëhej Dukeshë e Sussex. 


Përveç kujtimit të punës së saj të mëparshme dhe skenave që ajo xhiroi, disa prej të cilave përfunduan në faqet porno, media gjithashtu kujtoi edhe shtëpinë e saj të dikurshme.

Meghan dhe Harry planifikojnë të transferohen në Kanada, në vendin ku aktorja jetoi gjatë xhirimit të serisë ‘Suits’.

Ajo jetonte në një shtëpi të Toronto, dhe meqenëse ishte shumë aktive në mediat sociale në atë kohë, postonte rregullisht foto nga shtëpia e saj. Edhe pse ajo sot nuk ka një profil privat në Instagram, interneti kujton gjithçka, kështu që fotot e shtëpisë së saj janë sërish aktuale.

Meghan shpesh fotografonte qentë e saj Guy dhe Bogart duke u përkulur në divan ose duke ndenjur në qilima.

Shumica e fotografive janë marrë në dhomën e ndenjes, e cila është e lidhur me dhomën e ngrënies. Është e qartë se Dukesha dashuronte ngjyra të ndritshme, libra dhe shumë piktura në mure.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë