Loading…

Kështu mund ta llogarisni pagën bruto në neto me koeficientin e ri prej 105 euro

  • 01/02/2023 | 13:42

Kështu mund ta llogarisni pagën bruto në neto me koeficientin e ri prej 105 euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 123-të ka marr vendim që ta caktojë koeficientin e ri të pagave për sektorin publik.


Sipas përllogaritjeve ky koeficient për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për 2024-në parashihet të jetë 110 euro.

Llogaritja e pagës bruto do bëhet duke e shumëzuar vlerën e koeficientit me kategorinë e koeficientit.

Kategoria e koeficientit të pagave për një policë është 5, atëherë duhet llogaritur me koeficientin 105 euro, pra 5 x 105 euro jep vlerën prej 525 euro pagë bruto.

Mirëpo, llogaritja e pagës bruto në neto caktohet duke larguar pjesën e kontributeve pensionale dhe shkallën tatimore.

Nga paga 525 euro hiqet vlera e kontributeve pensionale prej 10 për qind (5 për qind punëdhënësi dhe 5 për qind punëmarrësi) e që në këtë rast është 52.5 euro, ku mbetet paga 498.75 euro.

Paga prej 497.75 euro kalon nëpër shkallët tatimore, duke ia larguar 27.68 euro gjithsej tatim.

Derisa në fund paga neto është 471.07 euro, pra duke larguar 52.5 euro kontribute pensionale dhe 27.68 euro tatime.

Llogaritni KËTU pagën nga bruto në neto.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë