Loading…

Kështu paraqitet në botë kidnapimi i ‘gylenistëve’ nga AKI dhe MIT

  • 30/03/2018 | 14:09

Kështu paraqitet në botë kidnapimi i ‘gylenistëve’ nga AKI dhe MIT

Me urdhër të Agjencisë Kosovare të Intelegjncës (AKI) dhe në bashkëpunim me shërbimin intelegjent turk (MIT) janë kidnapuar dje në Prishtinë gjashtë pjesëtarë të lëvizjes FETO dhe janë deportuar në Turqinë e Erdoganit ku po kërkohen për terrorizëm.


Në Kosovë për këtë janë shkarkuar sot ministri i Brendshëm dhe shefi i AKI’, por si po paraqitet në mediat botërore ky akt i turpshëm i Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Një karikaturë e publikuar në ‘The Globe Post’, një media e cila drejtohet jashtë Turqisë, liberal, e paraqet shërbimin intelegjent të Turqisë dhe atë të Kosovës me duar të lidhura, shenjë bashkëpunim, dhe në prapavijë disa persona prapa grilave.

Gjashtë ‘gylenistët janë kindnapuar dhe deportuar nga Kosova, duke shmangur të gjitha procedurat ligjore.

I informuar dhe involvuar në këtë operacion të cilin kryeministri Haradinaj e quajti të fshehtë, nga liderët institucional të vendit duket të ketë qenë vetëm presidenti i vendit Hashim Thaçi, edhe pse ky publikisht e ka mohuar të ketë pasur dijeni për ekstradimin e tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë