Loading…

Kështu përfundoi beteja e rrallë mes krokodilit dhe anakondës

  • 13/10/2021 | 13:53

Kështu përfundoi beteja e rrallë mes krokodilit dhe anakondës

Fotografi tejet interesante janë realizuar në Brazil, ku është dokumentuar beteja shumë e rrallë mes një krokodili dhe anakondës.


Gjarpri gjigant ishte mbështjell përreth trupit të krokodilit, ku gjatë betejës 40 minutëshe autori i fotografive priste që të mësojë se kush do të jetë fituesi i luftës në lumin Cuiaba.

Krokodili me çdo kusht mundohej të çlirohej nga anakonda që e kishte mbërthyer, por ai për asnjë moment nuk u dorëzua duke i ngulur dhëmbët e mprehtë në trupin e gjarprit gjigant.

Në fund lufta përfundoi pa fitues, e këtë e konfirmoi autori i fotografive Kim Sullivan nga Indiana, i cili tha se krokodili u zhyt në ujë e anakonda doli mbi sipërfaqen e ujit për të vazhduar rrugëtimin drejt një grope në afërsi të lumit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë