Loading…

Kështu protestuesit demoluan sportelet e taksës në Rrugën e Kombit

  • 31/03/2018 | 14:04

Kështu protestuesit demoluan sportelet e taksës në Rrugën e Kombit

Taksa në Rrugën e Kombit ka revoltuar shqiptarët, të cilët sot përmes një proteste kanë demoluar tërsisht sportelet e vendosur nga kompania koncesionare.


Protestuesit kanë shpërthyer kordonin e policisë, dhe kanë arritur të kalojnë te sportelet, të cilat i kanë demoluar e më pas ua kanë futur edhe flakën.

Mediat në Shqipëri raportojnë edhe për të plagosur.

Paraprakisht njoftohet se kanë mbetur të dëmtuar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.

Qytetarët teksa djegin sportelet e vjeljes së tarifës, dëgjohet të bërtasin emrin e Kryeministrit: Edi Rama, mblidhi taksat tani!”

Protesta nisi e qetë, por derivoi në përleshje mes tubuesve dhe forcave të policisë, ndërsa mjë pas u shkatërruan dhe dogjën sportelet e ndërtuara nga koncesionari. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë