Loading…
Kështu rrahën me dërrasa fqinjët, pamjet bëhen virale
  • 29/01/2019 | 10:22

Kështu rrahën me dërrasa fqinjët, pamjet bëhen virale

Një video që është bërë virale në internet është filmuar në Britani të Madhe. Aty mund të shihet se si dy të rinj godasin njëri-tjetrin me dërrasa, kurse pamjet deri më tani i kanë shikuar mbi 8 milionë persona dhe atë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Videoja e publikuar në Twitter me mbishkrimin: “nuk ka nevojë për alarm të orës për mëngjes te gjyshja kur keni luftë me dërrasa nga ora 8 e mëngjesit”, transmeton Telegrafi.

Duket se fqinjët kishin mosmarrëveshje dhe në një moment eskalon situata dhe fillojnë ta godasin njëri-tjetrin me dërrasa, edhe pse i ndante një mur. Megjithatë veprimi i tyre i ka bërë shumë persona në mbarë botën të qeshin, ndoshta kjo për faktin se në rrahje përfshihet edhe një grua.

Ende nuk dihet arsyeja që qoi në këtë rrahje, ndërsa të rinjtë pas më shumë se një minuti hedhje të dërrasave në drejtim të njëri-tjetrin futen në shtëpitë e tyre dhe vazhdojnë jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë