Loading…
Kështu torturohen afrikanët, për Iphone’n e Samsung’un tuaj
  • 22/05/2019 | 20:26

Kështu torturohen afrikanët, për Iphone’n e Samsung’un tuaj

Të mbuluar nga koka deri në këmbë me baltë, qindra punëtorë kalojnë 12 orë në ditë duke gërmuar për të nxjerrë koltan, një përçues magjik që fuqizon iPhone Samsung Galaxy dhe celularët tjerë, afrikanët duhet të punojnë si në shekullin e 19-të, trasnmeton Gazeta Metro.


Ata nxjerrin depozita të çmuara natyrore, që mundësojnë botën teknologjike , rrjeteve sociale dhe internetit të funksionojë.

Duke mbushur thasët e orizit me këtë material, punëtorët më pas bartin thasët mbi supet dhe kokat e tyre në një metodë primitive për në një pritë primitive me gurë dhe rërë, aty ku kalon uji.

Duke e larë dhe filtruar me dorë, atat ndajnë mbeturinat nga materiali. Ky material, i nxjerrë nga miniera Luvov, arrin në Republikën Demokratike të Kongos, aty ku më pas bëhet gati për t’u shitur.

MailOnline ka raportuar për sfidat unike me të cilat përballet ky komb i trazuar. “Materialet që mundësojnë që celularët tuaj të funksionojnë vijnë nga miniera jonë”, tha Jotham Uvemeje, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Minatorëve “Cooperamma” .

Kur rafinohet, koltani bëhet tantal metalik, një pluhur i qëndrueshëm ndaj nxehtësisë që mund të mbajë mbushje të lartë elektrike , vendimtar për qarqet elektrike që i mbajnë gjallë celularët tanë, laptopët dhe shumë pajisje të tjera teknologjike.

Kjo minierë, e krijuar në krye të një mali në zemër të Afrikës, është një nga vendet e pakta në botë ku gjendet ky material i rrallë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë