Besimtarët krishterë në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi festojnë Krishtlindjen
Në Kosovë, po kremtohet krishtlindja me urimet për mbarësi, paqe e mirëkuptim ndërmjet njerëzve. Përfaqësues fetar e politikë kanë përgëzuar besimtarët katolik, Ipeshkvin e Kosovës dhe atin e shenjtë Papa Françesku për festën e Krishtlindjeve. Mesha kryesore është mbajtur në katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.
E në Shqipëri besimtarët e krishterë festuan ditën e Lindjes së Krishtit një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij besimi. Katolikë dhe ortodoksë në shumë qytete të vendit ndoqën meshat e organizuara me këtë rast.
Ndërsa në kishat dhe famullitë katolike në Mal të Zi, besimtarët e krishterë kanë festuar Krishtlindjem duke u lutur për paqe dhe qetësi, dashuri dhe mirëkuptim.
Në mesazhet e urimit për këtë festë të madhe që simbolizon lindjen, u theksua ringjallja e shpresave të reja me vlera universale në bashkësitë shumetnike dhe shumë kulturore siç është ajo e Malit të Zi./gazetametro.net