Loading…

Këta ishin fituesit që u larguan me trofe nga OSCARS 2017

  • 27/02/2017 | 08:28

Këta ishin fituesit që u larguan me trofe nga OSCARS 2017

Ceremonia e 89 e ndarjes së çmimeve Oscar, ku shpallën çdo vit më të mirët e botës filmike

Ka përfunduar vetëm pak orë më parë edicioni i 89 i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar që është ndjekur gjerësisht nga publiku si në SHBA ashtu edhe në vende të tjera.

Në shumë vende europiane, Oscars u ndoq nga ekrani i televizorit, së bashku me komentin e nevojshëm përgjatë gjithë natës duke qenë se kështu përputhej orari.

Në vazhdim gazetametro.net ju sjell të gjitha çmimet që janë ndarë gjatë galasë së sotme:

Moonlight : Filmi më i Mirë

Çmimin kryesor për vitin 2017 e fitoi filmi i regjisorit Berry Jenkins bazuar në dramën “Moonlight Black Boys Look Blue” nga Tarell Albin McCraney. Çmimin për filmin më të mirë të vitit 2017 e prezantuan Faye Dunaway dhe Warren Beatty

moon

Emma Stone – Aktorja më e Mirë – Këtë çmim e fitoi aktorja kryesore e filmit “La La Land” Emma Stone. Ajo ishte në konkurrencë direkte me Isabelle Huppert për filmin Elle por në fund doli fitimtare.

Casey Affleck – Aktori më i Mirë – Tani aktori kryesor i filmit Casey Affleck fitoi çmimin si Aktori më i Mirë në Rol Kryesor, duke mundur konkurrencën, duke cekur këtu Denzel Washington dhe Ryan Gosling.

Damien Chazelle – Regjisori më i Mirë – Chazelle pranoi Oscarin e parë personal në karrierë si regjisori më i mirë, . Ai është regjisori më i ri në histori që ka fituar këtë çmim, në moshën 32 vjeçare.

damien

Manchester by the Sea – Skenari më i Mirë Origjinal – Këtë çmim e fiton për skenarin më të mirë origjinal, të cilin e pranon skenaristi Kenneth Lonergan. Për të pranuar çmimin aty ishte edhe regjisori Matt Damon.

Moonlight – Skenari më i Mirë i Adaptuar – Skenaristët e filmit Moonlight Barry Jenkins dhe Tarell Alvin McCraney pranuan këtë çmim për përshtatjen e skenarit në filmin e tyre.

La La Land – Rezultati më i Mirë Origjinal – Filmi muzikal i bazuar në Los Angeles fiton çmimin e tretë Oscar me radhë për “Rezultatin më të Mirë Origjinal”.

La La Land – Kinematografia më e Mirë – Këtë çmim e fitoi për kinematografinë më të mirë, duke mundur një nga favoritët tjerë në këtë kategori “Moonlight”. Çmimin e pranoi kinematografi Linus Sandgren.

La La Land – Dizajni më i Mirë i Produksionit – La La Land filmi që ka barazuar rekordin e nominimeve në historinë e çmimeve Oscar,fitoi çmimin e parë. Çmimi që fitoi filmi i regjisorit Damien Chazelle ishte ai për dizajnin më të mirë të produksionit, çmim që pranohet nga Sandy Raynolds – Wasco, që ishte dizajnerja dhe dekoruesja e këtij filmi

The Jungle Book – Efektet më të Mira Vizuale – The Jungle Book i regjisorit Jon Favreau fitoi çmimin për efektet më të mira vizuale, duke mundur filmin që pritej të fitonte këtë çmim, Rogue One.

Hecksaw Ridge – Montazha më e Mirë – Edhe një befasi tjetër në ceremoninë e çmimeve Oscar. Filmi i regjisorit Mel Gibson që flet për Luftën e Dytë Botërore fiton çmimin montazha më e mirë duke mundur favoritin La La Land.

The White Helmets – Filmi më i mirë dokumentar i metrazhit të shkurtër – Këtë çmim e fiton dokumentari The White Helmets i regjisorit Orlando von Einsiedel. Vlen të ceket se kinematografi Khaled Khatib që ka punuar në këtë dokumentar nuk ka mundur të jetë i pranishëm në ceremoni për shkak të ligjit kundër emigrantëve.

Sing – Filmi më i Mirë i i Metrazhit të Shkurtër – Filmi i shkurtër hungarez i regjisorit Kristof Deak fitoi çmimin si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër.

Zootopia fiton -Filmi më i Mirë i Animuar – Këtë çmim e rrëmbeu një film shumë i dashur për publikun, e ky është Zootopia i regjisorit Clark Spencer. Filmi është prodhuar nga Studio Animuese Walt Disney.

The Salesman – Filmi më i Mirë i Huaj – Filmi iranian fiton çmimin në kategorinë Filmi më i Mirë i Huaj.Filmi i regjisorit Asghar Farhadi është i zhanrit dramë, dhe flet për vështirësitë gjatë lidhjes së një çifti.Ky film mundi filmat tjerë që ishin të nominuar: “Land of Mine”, “Tanna”, “Toni Erdmann” dhe “A Man Called Ove”.

Piper – Filmi më i Mirë i Animuar i Metrazhit të Shkurtë – Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të shkurtë është shpallur Piper i regjisorit Alan Barillaro. Filmi është prodhuar nga kompania Pixar.

Viola Davis – Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor – Viola Davis fitoi këtë çmim për rolin e saj në filmin Fences. Në këtë film ajo u paraqit përkrah aktorit Denzel Washington që ishte edhe regjisor i filmit.

Arrival – Montimi më i Mirë i Zërit – Filmi Arrival rrëmben çmimin si filmi me montimin më të mirë të zërit. Ky çmim i takon montuesit Sylvain Bellemare, për punën e tij në këtë film.

Hecksaw Ridge – Miksimi më i Mirë i Zërit

Filmi mjaft i suksesshëm i regjisorit Mel Gibson pranon çmimin miksimi më i mirë i zërit. Këtë çmim e pranon montuesi mbikqyrës i zërit Kevin O’Connell, si dhe Andy Wright, Peter Grace dhe Robert Mackenzie.

Suicide Squad – Grimi më i Mirë – Çmimi për grimin më të mirë i ndahet pjestarëve që kanë punuar në filmin Suicide Squad, e ata janë: Alessandro Bertolazzi, Christofer Allen Nelson dhe Giorgo Gregorini.

Fantastic Beasts and Where to Find Them – Dizajni më i Mirë i Kostumeve – Çmimin për dizajnin më të mirë të kostumeve e rrëmben filmi Fantastic Beasts and Where to Find them, me dizajneren Colleen Atwood. Ky është Oscar-i i katërt për dizajneren e kostumeve.

O.J.:Made in America – Filmi më i mirë dokumentar – Çmimin për filmin më të mirë dokumentar e pranon biografia mbi rastin gjyqësor të O.J. Simpson i regjisorit Ezra Edelman.

Meharshala Ali – Aktori më i Mirë në Rol Dytësor – Çmimin si aktori më i mirë në rol dytësor, e fitoi Mahershala Ali, për rolin e tij në filmin Moonlight. Çfarë mund të cekim është se Meharshala Ali është aktori i parë mysliman që fiton një çmim Oscar./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë