Loading…

Këta ishin të famshmit që morën pjesë në varrimin e Albert Krasniqit

  • 28/01/2021 | 16:46

Këta ishin të famshmit që morën pjesë në varrimin e Albert Krasniqit

Pak më parë i është dhënë lamtumira e fundit ish-anëtarit të BabaStars, Albert Krasniqit.


Ai u përcoll për në banesën e fundit, teksa u varros në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit kanë qenë një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë, të cilët kishin raporte të mira me të ndjerin. Skivi, Gold AG, Burak Vehapi, DJ Gamble dhe Nol Abazi janë ndër emrat që i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre.

Pjesëmarrëse në varrim ishte edhe ish-miss Kosova Besa Gashi, me të cilën thuhet se është ndarë pak muaj më parë. I njëjti ka lënë pas një vajzë nëntë vjeçare të quajtur, Kaia.

Përndryshe, Albert Krasniqi u privua nga jeta ditën e djeshme (e mërkurë) dhe dyshohet se dorasi ishte babai i tij, Skënder Krasniqi.

Ky i fundit nuk ishte parë në varrimin e të birit, ndërsa avokati i tij, Ramiz Krasniqi, theksoi se nuk kanë bërë një kërkesë të tillë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë