Loading…

Këta janë 3 kryetarët e komunave të Kosovës që kanë kandiduar për deputetë

  • 12/09/2019 | 09:08

Këta janë 3 kryetarët e komunave të Kosovës që kanë kandiduar për deputetë

Në zgjdhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor kanë kandiduar për deputetë edhe 3 kryetarë aktual të Komunave të Kosovës, e ata janë: Shpend Ahmeti i Prishtinë, Naim Ismajli i Shtimës dhe kryetari i Obliqit Xhafer Gashi, shkruan Gazeta Metro.


Kjo nuk është hera e parë që kryetarët e komunave bëjnë veprime të tilla, me anë të së cilave tentojnë që popullaritetin e tyre ta shfrytëzojnë për të fituar më shumë vota, ani pse në fund pas zgjedhjeve nuk shkojnë në Kuvend por vazhdojnë punët e tyre si kryetarë komunash.

Shpend Ahmeti edhe në zgjedhjet e kaluara kishte vepruar njësoj edhe në zgjedhjet e 2017’ës. Ahmeti fushatën për deputet e koncentroi në sukseset që thoshte se i ka arritur në komunën ku udhëheq, siç po vepron edhe tani, në koalicionin AAK-PSD.

Ndërsa në këto zgjedhje të 2017’ës edhe Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës kishte kandiduar për deputet, ashtu si edhe Mimoza Kusari- Lila, atë kohë kryetare e Gjakovës dhe pjesë e AKR’së së Behgjet Pacollit.

Kështu, siç kishin vepruar edhe atëherë këta kryetarë njësoj do të veprojnë edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit Shpend  Ahmeti (PSD), Naim Ismajli (PDK) dhe Xhafer Gashi (AAK), do të tërhiqen nga posti që mund ta fitojnë duke pasur parasysh popullaritetin e tyre.

Megjithëse kjo në njëfarë mënyrë konsidetohet si mashtrim ndaj qytarëve nga të cilët po kërkojnë votën me çdo kusht, sipas KQZ’së është ligjerisht e drejtë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë