Loading…

Këta janë 7 futbollistët që pritet të largohen nga Milani, pas përfundimit të sezonit

  • 19/05/2019 | 16:36

Këta janë 7 futbollistët që pritet të largohen nga Milani, pas përfundimit të sezonit

Milani sot e zhvillon ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Frosinones dhe të parafundit (javës së 37-të) në Serie A, transmeton Gazeta Metro.


Edhe për disa nga futbollistët kjo mund të jetë ndeshja e fundit në “San Siro” me fanellën e “Rossonerëve’’.

Ignazio Abate, Christian Zapata, Jose Mauri, Ricardo Montolivo dhe Andrea Bertolacci, sipas të gjitha gjasave do të largohen nga klubi italian gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Së fundi ka patur edhe një diskutim mbi të ardhmen e Susos dhe Hakan Calhanoglut. Fati i tyre nuk është përcaktuar ende, por përballë ofertave të mira në drejtimin e tyre, edhe ata mund të largohen gjatë verës.

Milani mund të përfitojë një shumë të mirë të parave me shitjen e tyre dhe të investojë në përforcimet e reja. Pra, edhe për ta mund të jetë sot ndeshja e fundit në “San Siro”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë