Loading…

Këta janë deputetët e Guxo që i dolën kundër Qeverisë, për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

  • 03/10/2022 | 22:32

Këta janë deputetët e Guxo që i dolën kundër Qeverisë, për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli dhe deputetja, Jeta Statovci deklaruan se janë pro ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë, transmeton Gazeta Metro.


Fillimisht, deputetja e Guxo në një postim në Facebook shkroi se nuk mund të pajtohet me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.

Ajo ka thënë se si partnerë në qeverisje me VV’në i bashkon vizioni i njëjtë, por nuk mund të pajtohet lidhur me këtë vendim të ekzekutivit.

Statovci më tutje shtoi se pavarësisht faktit nëse ishin të drejta kërkesat e tyre, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos ”kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër.”

Ndërsa, pas saj i menjëhershëm ishte edhe reagim i Haxhi Avdylit. Ai u pajtua me konstatimin e bashkë partiakes së tij se duhet t’u kryhen pagesat e pagave për mësimdhënësit grevistë.

Ai përsëri pretendoi se greva kishte pasur prapavijë politike, por përkundër këtij fakti mendon që pagat duhet të paguhen.

”Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë,” shkroi ai.

Kujtojmë se sot zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët që kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. /gazetametro.net

Pas Statovcit, edhe Haxhi Avdyli thotë se pagat duhet t’i ekzekutohen mësimdhënësve

Deputetja e pushtetit i del kundër Kurtit, për mos ekzekutim të pagave

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë