Loading…

Këta janë dy deputetët e LDK’së që mund ta votojnë Haradinajn (Foto)

  • 15/07/2017 | 08:58

Këta janë dy deputetët e LDK’së që mund ta votojnë Haradinajn (Foto)

Spekulohet se në favor të koalicionit PAN do të votojnë, deputetja e LDK-së Teuta Rugova, vajza e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, si dhe deputeti tjetër i kësaj partie, Naser Rugova, shkruan Zëri. LDK e mohon.


Ramush Haradinaj i ka siguruar votat e nevojshme në Kuvend dhe javën e ardhshme përfundimisht do të mbahet seanca konstituive. Kështu thonë drejtues të koalicionit PAN, pa e bërë të ditur se cilët janë deputetët tjerë që do ta votojnë mandatarin e tyre për kryeministër, shkruan Zëri.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 qershorit koalicioni PAN ka arritur t’i fitojë 39 ulëse në Kuvend dhe po që se i marrin 20 votat e minoriteteve, këtij koalicioni do t’i duhen së paku edhe dy vota tjera për ta formuar Qeverinë.

Spekulohet se në favor të koalicionit PAN do të votojnë, deputetja e LDK-së Teuta Rugova, vajza e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, si dhe deputeti tjetër i kësaj partie, Naser Rugova, shkruan Zëri.

Për t’i bindur këta deputetë thuhet se qe një kohë të gjatë është angazhuar ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, i cili njëherësh është ndërmjetës i koalicionit PAN.

Gashi ka konfirmuar ditë më parë se ka qenë i pranishëm në takimin e presidentit Hashim Thaçi me Ramush Haradinajn. Ai nuk ka bërë të ditur se çka është folur në takim, por ka thënë se aty ka qenë si mik i Thaçit dhe Haradinajt.

Por nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, mohon që ndonjë deputet i tyre do të votojë në favor të koalicionit PAN.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë