Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets gjatë verës së ardhshme me shumë gjasë mund të largohet nga ‘Camp Nou’. Dhe, klubi tani veçse ka filluar të mendojë për futbollistët të cilët mund ta zëvendësojnë atë, transmeton Gazeta Metro.
Busquets ka kontratë me katalunasit deri në qershor të 2023. Ndërsa, edhe nëse vendos ta vazhdojë kontratën mosha e tij e vjetër shihet problematike nëse do të mund të jap ende më të mirën në fushë.
Siç raportojnë mediumet spanjolle skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez si zëvendësues potencial të 34-vjeçarit e shikon mesfushorin e Wolves, Ruben Neves dhe atë të Real Sociedad, Martin Subimendi.
Neves konsiderohet si një ndër mesfushorët defansiv më të mirë në Premier League. Për portugezin skuadra angleze raportohet se kërkon rreth 60 milionë euro.
Ndërkaq objektivi tjetër, Martin Subimendi thuhet se është dëshirë e Xavi Hernandez. Ky i fundit i ka kërkuar bordit të drejtorëve të fillojnë negociatat sa më shpejtë me Real Sociedad.
Për arsye se është raportuar kohëve të fundit që klubi është duke bërë plane të vazhdojë kontratën aktuale të futbollistit dhe të rris klauzolën e largimit nga 60 në 90 milionë euro.
Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës ishte mjaft aktive. Blaugranasit arritën të gjejnë ‘gjuhën e bashkëpunimit’ me futbollistë të njohur si Robert Lewandowski, Raphinha, Jules Kounde, Franck Kessie e të tjerë.
Derisa, shpenzoi hiç më pak se 137 milionë euro për të siguruar shërbimet e tyre ku transferimi më i shtrenjtë ishte anësori brazilian, Raphinha. Për të cilin klubi pagoi rreth 52 milionë euro te Leeds United. /gazetametro.net