Loading…

Këta janë dy pacientët me koronavirus në Kosovë që janë afër shërimit

  • 26/03/2020 | 12:37

Këta janë dy pacientët me koronavirus në Kosovë që janë afër shërimit

Në Kosovë ka shkuar 71 numri i të prekurëve me koronavirus, ku shumica janë raste kontakti. Javën që lamë pas nga covid-19 vdiq një 82-vjeçar nga Komuna e Podujevës, ndërsa djali i tij është i infektuar, mirëpo së fundi nga Infektiva kanë njoftuar se ai dhe një tjetër pacient janë në përfundim të shërimit total, shkruan Gazeta Metro.


Djali i viktimës, nga Podujeva dhe një tjetër  janë pacientët që tashmë janë në rrugë e shërimit.

82-vjeçari ishte nga fshati Dumnicë e Podujevës dhe ka vdekur në Klinikën Infektive si pasojë e koronavirusit.  Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia, dhe tani është drejt shërimit bashkë me të infektuarin tjetër.

Viktima 82 vjeçare ishte diagnostifikuar vetëm disa ditë më parë para se të vdes. Ai ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

Kujtojmë që nga data 8 shkurti deri me 26 mars, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin vovid-19 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e një (71) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë